Barbun ne ullinj e limon ne furre

Përbërësit për 4 persona:

-500 gr barbun i pastruar (ose dhe peshk tjetër, mund te përdorim)
-100 gr ullinj te zinj
-400 gr domate konserve ose te freskëta
-1 spec i verdhe
-1 qepe e madhe
-1 limon
-3 dege trumze (unë përdora rigon te freskët)
-1 gjethe dafine
-vaj ulliri,kripe e piper
E lava limonin mire nga jashtë dhe e preva ne feta te holla. I fusni domatet për 1 minute ne ujë te ziere. U hoqa lëkuren dhe farat dhe i preva ne copa. Preva specin ne copa te vogla, pasi i hoqa farat. Qepen e preva holle dhe e skuqa ne tigan me 5 l. Çaji  vaj Shtova ne tigan speci dhe copat e domates e i lashë 10 minuta . Afër fundit, hodha kripe. Ne pirex shtrova babunet, ullinjte, fetat e limonit. Hodha salcën e domateve e specit. Zbukurova dhe me rigon e dafine. Shtova kripe e piper e i futa ne furre për tu pjekur 180 grade për 20 minuta.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..