Banane e karamelizuar

Banane e karamelizuarPërbërësit:

-4 banane
-40 gram gjalpë
-120 gram sheqer
-½ gotë lëng portokalli
-1 gotë e vogël rum ose konjak

Përgatitja:
Në një tigan shkrini fillmimisht gjalpin, shtoni sheqerin dhe kur ai të fillojë të karamelizohet shtoni lëngun e portokallit.
Përzjeni mirë të gjithë përbërjen dhe shtoni bananet e qëruara pa i copëtuar, i ktheni bananet në të dyja anët me kujdes në mënyrë që të karamelizohen.
Në fund shtojmë gotën e rumit ose konjakut dhe e anojmë tiganin sa më pranë zjarrit në mënyrë që alkooli të marrë flakë. Në fund e lëmë që të shuhet zjarri dhe e servirim ndërkohë që janë ende të nxehta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..