Bamje me mish pule

bamjePerberesit:
Per 4-5 veta duhen 1kg bamje, mish pule per 4-5 vete ( preferohet kofsha e pules por dhe me gjoks eshte njesoj e shishme ), 1 qepe mesatare e prere ne feta, 1-2 hudhra te fresketa (nese nuk gjenden te fresketa perdorim hudher te thate) 1 karrote e prere ne rrathe te holle, 1filzhan koper e prere holle, 150 gr kerpudha te fresketa ose 1 konserve kerpudhash te kulluara nga uji, 3-4 luge limon, 200 gr leng domateje , 1/2 gote vere te bardhe, kripe , piper, 1 gjethe dafine.

Pergatitja:
Nese bamjet jane te fresketa I pastrojme nga bishti dhe i veme ne uje me uthull per 15 minuta. I kullojme I shpelajme dhe I skuqim ne pak vaj ulliri per 2-3 minuta. I heqim nga vaji dhe I veme mbi leter kuzhine te thithe vajin e tepert. Ne vajin e mbetur skuqim me radhe copat e mishit te pules, hudhren , kerpudhat e karrotat dhe shtojme lengun e domates veren kripen piperin , kopren e gjethen e dafines . E leme te marri nje vale . Ne nje tepsi shtrojme bamiet dhe mishin e pules dhe siper hedhim salcen . E veme ne furre rreth 30 minuta ne 160 grade .

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..