Përbërësit:
- 600 gr bamje të qëruara,
- 2 qep të mëdha të prera thela,
- 1 hudhër,
- 3 domate të mëdha, të bëra në rende,
- 2 domate të mëdha të prera thela,
- 1 lidhje majdanozi të prerë,
- 1 filxhan me uthull,
- 1 filxhan me vaj dhe 1 filxhan me ujë,
- 1 lugë e vogël me krip,
- ½ lugë e vogël piper,
- ½ lugë e vogël sheqer.
Përgatitja:
Në një tas përziejmë bamjet e qëruara me uthullën, dhe i lëmë të rrinë deri sa përgatisim përbërësit e tjerë.
Në një tenxhere skuqim qepën e prerë thela dhe hudhrën (nja 4-5 min), shtojmë domatet e bëra në rende, piperin, dhe ½ luge sheqer. I lëmë të ziejnë, në flakë të ulët nja 5 minuta.
Pastaj shtojmë bamjet (bashkë me uthullën), vëmë përsipër majdanozin (nuk përzihet më me lugë pasi që shtuam majdanozin), dhe vendosim sipër thelat e domateve, hedhim krip, piper dhe ujin nga filxhani.
Zihen me kapak , 30 minuta, ose deri kur bamjet kanë ngelur vetëm me vaj (uji është tharë i tëri). Here pas here duhet përzier që mos ngjiten bamjet në tenxhere.
Gjella servilet e ngrohtë.