Ballokume Elbasani

ballokumeKjo recete gatimi eshte embelsire karakteristike e zones se Elbasanit. Ballokume gatuhet kryesisht ne diten e veres ne 14 mars

PERBERESIT:
1 kg miell misri
100 gr miell gruri
8 veze
400 gr gjalpe
50 ml qumesht
1 kg sheqer

PERGATITJA:
Ballokumet do te pergatiten ne kete menyre:

Tretim gjalpin ne nje tenxhere dhe me pas e bashkojme me sheqerin duke e rrahur derisa te formoje nje shkume te bardhe.

Ne nje tas, perziejme vezet e plota me qumeshtin dhe me pas i bashkojme me gjalpin duke rrahur vazhdimisht. bashkojme te dy llojet e miellit me masen e mesiperme dhe vazhdojme te rrahim me pirun.
Leme brumin e ballokumeve te pushoje perreth 20′ Nese pas kesaj kohe

brumi na duket i qullet do ta punojme perseri duke shtuar dhe pakez miell.

Ndajme brumin ne rrathe me madhesi mesatare, i shtypim me dore dhe i vendosim ne enen e pjekjes.

Ballokumet, preferohet te piqen ne ene bakri ose qelqi. Pjekja do te behet ne furre te parangrohur ne temperature 170 °. Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..