Baleti i karavidheve

Përbërësit:

  • Brokoli,
  • shegë,
  • asparag,
  • fileto sardeleje të marinuara,
  • karavidhe, kadaif, hudhër,
  • gjalp, portokall, gjalp të shkrirë,
  • kripë, piper i zi, limon, vaj ulliri,
  • xhinxhër, karotë, liker portokalli.

Përgatitja:

Pastrojmë karavidhet duke i lënë vetëm kokën dhe bishtin dhe më pas i hedhim kripë. Xhinxherin e pastrojmë nga lëkura dhe e grijmë në një rende.

Barkun e karavidheve e lyejmë me xhinxherin e grirë imët. Në tavolinën e punës shtrojmë kadaifin të cilin do e përdorim për të mbështjellë karavidhet.

Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe vendosim karavidhet e mbështjella me kadaif, i spërkasim me gjalpë dhe i fusim në furrë në temperaturën 180 gradë. Kohëzgjatje e karavidheve në furrë është 15 minuta.

Në qendër të një pjate të cekët vendosim portokallin të cilin më parë e kemi prerë në formë luleje. Mbi portokall vendosim brokolin të cilin e kemi zierë dhe pastruar.

Edhe me asparagun veprojmë në të njëjtën mënyrë siç vepruam me brokolin. Me anën e filetos së sardeles bëjmë lidhjen e asparagëve duke i dhënë kështu formën e një luleje.

Karotën të cilën e kemi pastruar nga lëkura e përdorim për zbukurimin e pjatës duke e prerë në forma të ndryshme.

Në një tas hedhim vaj ulliri, pak kripë, lëng limoni dhe portokalli, pak hudhër, liker portokalli, lëng shege dhe i trazojmë së bashku. Marrim pak xinxher e presim imët dhe e shtojmë brenda salcës së krijuar.

Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me lëkurën e limonit i cili do të na shërbejë për zbukurimin e pjatës.

Ndërkohë, nxjerrim nga furra karavidhet e mbështjella me kadaif dhe i vendosim në pjatën e cekët të cilën e kemi zbukuruar edhe me asparagët e mbështjella me fileto sardeleje. Mbi karavidhet e mbështjella me kadaif shtojmë salcën të cilën e përgatitëm më parë.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..