Bakllava feste

Për një tepsi, nevojiten:
• 1 kg petë të bakllavasë
• 250 g margarinë ose gjalpë
Për shtresën e parë nevojiten:
* 125 g margarinë
* 2 vezë
* gjysmë gote (uji) sheqer
* gjysmë luge bakin.

Të gjitha këto përzihen mirë, pastaj shtohen 8-10 lugë miell të egër. Krejt kjo përzihet mirë, fitohet një masë homogjene dhe lihet anash.
Për shtresën e dytë nevojiten:
* 300 g arra të bluara
* 2 vezë
* gjysmë gote sheqer
* lëngu i një limoni.

Përzihen mirë dhe lihen anash. Lyhet tepsia me yndyrë.

Petët ndahen në 3 pjesë (nga 10 sosh). Shtrohet pjesa e parë e petëve në tepsi dhe secila stërpiket me pak margarinë (pjesa tjetër e margarinës mbetet për lyerje sipër).
Mbi këto petë qitet shtresa e parë e masës së përgatitur. Shtrihet mirë në gjithë sipërfaqen. Mbi këtë shtresë shtrohet pjesa e dytë e petëve si dhe shtresa e dytë – arrat e parapërgatitura.
Përfundojmë me shtresën e tretë të petëve. Pasi të jetë përvëluar thika, pritet bakllavaja në formë trekëndëshash.
Pastaj i hidhet sipër margarina e shkrirë dhe futet për t’u pjekur kujdesshëm, në temperaturë mesatare. Pasi të piqet, bakllavaja lihet për t’u ftohur mirë.

Sherbeti: 1 kg sheqer, 2-3 gota ujë dhe 3 vanilje. Sapo të vlojë (sheqeri shkrihet mirë), hiqet nga temperatura, që sheqeri të mos trashet. Me këtë sherbet të nxehtë ulet bakllavaja e ftohur.
Shërbehet të nesërmen!

Article Categories:
Bakllava

Comments

Don't Miss! random posts ..