Bakllasarëm

BakllasarëmPërbërësit:

½ kg miell,

250 ml ujë i vakët,

2 lugë vaj,

pak kripë,

150 gr gjalpë,

1 kg kos,

5-6 thelpinjë hudhër.

Përgatitja:

Zinet një brum i butë sikurse i pitës me katmer.

Pasi të ngjeshet mirë, qëndron një orë i mbuluar, e pastaj ndahet në dy pjesë.

Çdo pjesë ndahet në 10 kuleç të cilët hapen në formë katmeri duke i lyer me yndyrë.

Katmeri vendoset në tepsi me diametër 23-25 cm të lyer me yndyrë.

Njëlloj veprohet me gjysmën tjetër të brumit i cili hapet në katmer, e pastaj vendoset sipër katmerit në tepsi.

Lyhet me yndyrë dhe pritet në katrorë të vegjël.

Piqet në furë me temp. 200C.

Kosit I hidhet pak kripë dhe hudhrat e grimcuara ose të shtypura.

Masa e kosit hidhet sipër pites posa të nxirret nga furra dhe tepsia prap futet në furrë të fikur që të qëndroj afro 10 minuta.

Shërbehet e nxehtë me jogurt.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..