Babas me rum dhe luleshtrydhe

Perberesit.
-250 gr miell
-2 l. caji sheqer
-1 maje thike kripe
-3 veze te rrahura
-80 ml uje i vaket
-20 gr maja e fresket
-50 gr gjalp qumeshti i vaket
-2 l. caji rrush i thate

Per sherbetin:
-600 gr sheqer
-400 gr uje
-1 l. caji leng limoni
-50 gr rum (ose liker -ne mungese)

Per garniture:
400 gr lule shtrydhe
-4 l. supe rum
-4 l. supe sheqer
-1/2 f. caji marmelate ose recel
-2 l. supe uje

Ne nje tas shkrijme majane me uje dhe 3 l. luge miell. E perzjejme qe te behet qull. E mbulojme dhe e leme 15-20 min sa te filloje te shkumezoje,shenje qe tregon se aktivizohet majaja. Perzjejme miellin,kripen,sheqerin. Shtojme ne mes te miellit qullin,vezet e rrahura,gjalpin e vaket. Zeme brumin qe te behet elastik si cimcakiz. Shtojme rrushin e thate (stafidhet). Lyejme mire me gjalp nje forme me vrime ne mes.E zbrazim masen ne forme dhe e leme ne furre per1 1 /2 ore qe te dyfishoje vellimin. E pjekim ne furre te parangrohur 170 grade per 30 min.

Pergatisim sherbetin: Veme ne nje tenxhere ujin,sheqerin,lengun e limonit te zjejne per 3 min qe nga casti kur fillon te marri vale. E heqim nga zjarri dhe hedhim rumin. E leme te ftohet. Me nje shkop qebabi cpojme babas-in kudo sa eshte akoma i nxehte dhe i hedhim sherbetin pak nga pak.

Per garnituren: Lajme luleshtrydhet, u heqim kercellat dhe i presim ne mes. I veme ne nje tas, u hedhim sheqer dhe rum , i mbulojme me celofan. I leme ne frigo qe te shkrije sheqeri , derisa te servirim.
Nxehim recelin me ujin dhe permbysim babas ne pjatance,pasi eshte ftohur. E lyejme me recel rreth e rrotull dhe e fusim ne frigo te ftohet per 1 ore. Ne mes te embelsires (te vrima),fusim luleshtrydhet e marinarizuara me gjithe salcen e tyre.
Po te doni rreth e rrotull mund ta zbukuroni me shanti.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..