Avogado me tul gaforre

Përbërësit:
-1 kokërr avogado e butë
-150g tul gaforre
-2 lugë gjelle oriz i zier
-Limon, krip
-Domate, 1 kokërr
-Majdanoz,
-Vezë peshku të kuqe, 2 lugë kafe

Përgatitja
Presim në dy pjesë avogadon. I heqim tulin dhe i hedhim në një tas të vogël. Spërkasim me limon, shtojmë domaten e grirë në kubik të vegjël, majdanozin, orizin e zier, tulin e gaforres, pak kripë, dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Me masën e përgatitur mbushim lëvozhgat e avogados. I vendosim bukur në pjatë, sipër i vendosim vezët e peshkut (havjar), dekorojmë me limon dhe degë majdanozi.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..