Antipastë me mango dhe avokado

antipastaPërbërësit për 4 persona:
1 mango e pjekur mirë

• 2 avokado të pjekura, por të forta

• ½ mollë jeshile Granny Smith ose atë që keni në shtëpi

• 1 limon jeshil (lime) ose të verdhë

• 2 lugë vaj ulliri

• mente e freskët – mos e vini, nëse nuk e pëlqeni

• kripë, piper

Përgatitja:
1. Avokadot i qërojmë dhe i shtypim me pirun, pastaj i spërkasim menjëherë me pak kripë, vaj ulliri, piper dhe lëng limoni, që të mos nxihen. Shtojmë disa gjethe mente të copëtuara me dorë dhe i përziejmë me pirun. Në secilën pjatë, vëmë një formë të rrumbullakët (nëse i keni), shpërndajmë avokadon në to dhe më pas i vëmë pjatat në ngrirje në frigorifer për 30 minuta, që kremi i avokados të ruajë formën. Nëse nuk keni forma, mjafton të shpërndani avokadon nëpër pjata dhe në këtë rast nuk është e nevojshme t’i vini pjatat në ngrirje.
2. Mangon e qëruar dhe mollën të paqëruar, i presim në kubikë të vegjël. I lyejmë me pak lëng limoni dhe i shpërndajmë menjëherë nëpër pjata ose forma.
3. Heqim format dhe i shërbejmë menjëherë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
AntiPastë

Don't Miss! random posts ..