Akullore me pjeshkë

Akullore me pjeshkëPërbërësit:

250 ml qumësht
150 gr sheqer
2 të verdha vezësh
450 gr pjeshka të pastruara nga cipa
lëngu i një limoni
1 shkop vanilje
250 ml pana e ngrira

Përgatitja:

Kokrrat që përmban brenda shkopi i vaniljes i përziejmë me qumështin,me gjysmën e sheqerit në një tenxhere dhe i lëmë në zjarr deri pak para se të marrë valë qumështi e të fryhet. E lëmë pak mënjanë. Ndërkohë,rrahim me mikser të verdhat e vezëve me pjesën tjetër të sheqerit derisa të krijohet një masë kremi. Pak e nga pak shtojmë qumështin e ngrohtë duke e përzierë vazhdimisht me mikser derisa të krijohet një masë homogjene. E lëmë kremin të ftohet ndërkohë që bluajmë frutat në blendër së bashku me lëngun e limonit. Vendosim në ngrirje kremin dhe frutat pure (veçmas ne enë të ndryshme).
Pasi të jenë ftohur mirë(jo të ngrijnë) përziejmë kremin me puren e frutave e kremin pana (për ëmbëlsira) e i vendosim në ngrirje. Ju befte mire!

Article Tags:
Article Categories:
Akullore

Don't Miss! random posts ..