Akullore me Nutella

Perberesit per rreth 700gr akullore

-450ml qumesht te plote (me 3.5% yndyre)
-200ml pana per embelsira
-350gr Nutella
-70gr sheqer
-50gr mjalte
-1 luge plot niseshte misri ose patatesh

Vendosim nje tenxhere ne zjarr ne te cilen shtojme qumeshtin, niseshten, sheqerin dhe Nutellen duke i perziere mire. Sapo te arrije piken e vlimit dhe perberja te trashet paksa, fikim zjarrin dhe e leme ne temperature ambjenti. Shtojme ne fund edhe mjaltin duke e perziere mire dhe e leme te gjithe masen te ftohet perpara se ta fusim ne akull.

Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikser elektrik panen per embelsira, dhe kur kjo te jete plotesisht e qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme tashme te ftohur duke e perziere me kujdes nga poshte lart ne menyre qe perberja te mos humbi volumin. E vendosim akulloren ne akull derisa te ngrije plotesisht per 6-8 ore.

Article Categories:
Akullore

Don't Miss! random posts ..