Akullore me luleshtrydhe

Akullore me luleshtrydhePërbërësit për 6 persona:

500 g luleshtrydhe

akullore me krem.

Përgatitja:

Përgatisni akulloren si akullore kremi me vanilje (Zieni qumështin me vaniljen. Punojini të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa bëhet e bardhë dhe e fryrë. Vendoseni në zjarr, hidhni pak nga pak qumësht të nxehtë dhe vazhdoni të përzieni pa e lejuar të marrë valë. Kur kremi e vesh lugën hiqeni nga zjarri dhe filtrjeni në kullesë. Lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Hidheni në makinën e akullores, lëreni për 15-20 minuta.

Hiqeni kremin në momentin e servirjes). Lani dhe thani luleshtrydhet, ruajini disa të plota, shtypini me një pirun të gjithë të tjerat dhe shtojani kremit. Vendoseni përgatesën në makinën e akullores për 20 minuta. Servireni akulloren nëpër tasa individuale duke i zbukuruar me luleshtrydhet e plota të mbajtura mënjanë. Në të njëjtën mënyrë mund të bëni akullore me pjeshkë, kajsi ose banane.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Akullore · Embëlsira

Don't Miss! random posts ..