Akullore me kafe

Akullore me kafePërbërësit: Për 6 persona: kafe, 150 g sheqer, 200 g pana, 200 ml qumësht, 2 vezë, vanilje.
Përgatitja: Holloni në qumësht një pako vanilje, jepini një valë dhe pastaj lëreni të ftohet.

Në një enë rrihni vezët me sheqerin dhe kur të zbardhen e të fryhen shtoni 3 filxhanë të vegjël kafe, pastaj panën dhe qumështin e ftohur.

Përzjejini fort, hidheni masën në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash ose sipas instruksioneve të aparatit.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Akullore · Embëlsira

Don't Miss! random posts ..