Qofte bosnje

Perbersit: * 600 gr mish i grirë qengji *1 kokë qepë * 1 lugë erëza të përziera * 2 thelpinj hudhër * vaj, kripë dhe piper i zi Gatimi: E grijmë qepën dhe e hedhim në enën e thellë me mishin e grirë. Hedhim erëza të përziera, kripë dhe grijmë piper të zi. I shtypim thelpinjtë e hudhrës dhe i hedhim në enë. Përziejmë me lugë. Vazhdojmë masën ta ngjeshim me dorë. Me dorë marrim nga masa dhe i bëjmë qoftet. Në skarë hedhim vaj dhe në të i pjekim qoftet. Samunin e presim përgjysmë. Njërën gjysmë e presim përgjysmë për së gjati dhe në të vëmë dy qofte. Samunin e vëmë në dërrasën për servirje, të zbukuruar me dy gjethe sallate jeshile. Në njërin gjeth vëmë një lugë kajmak dhe në tjetrin një lugë ajvar.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..