Ushqimet që mundin diabetin

Ushqimet që mundin diabetin

ushqimetNuk dihet ende se cili është numri i saktë i të sëmurëve me diabet, por personat që ankohen për shqetësimet që të sjell kjo sëmundje shtohen çdo ditë e më shumë.
Ndërkohë që nuk ka ende një kurë të për diabetin, doktorët shprehen se mbajtja e një diete të rregullt, respektimi i saj në çdo detaj, është mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll gjendjen. “Marrja parasysh e lëndëve të përbëra natyrale, është një alternativë që mund të evitojë deri diku rekomandimin e ilaçeve”, thotë Richard A. Andreson, drejtor i shkencës në departamentin e Agrokulurës në Beltseville.
“Mesazhi që po përpiqemi të dërgojmë, është se nuk duhet të mbështetemi vetëm në ilaçet që mund të ngadalësojnë apo parandalojnë diabetin, duhet në mënyrën më maksimale që të përpiqemi të ndryshojmë zakonet e të ngrënit”, shton ai.
Çfarë duhet të konsumoni?
1. Çaj. Kimikatet e njohura si “fonifenol” të gjetura në jeshilen, të zezën, ngrenë aktivitetin e insulinës.
2. Kanellë. Më pak se gjysmë luge çaji në ditë rrit metabolizmin e sheqerit në qelizat e shëndetshme.
3. Hejdë. E përdorur tradicionalisht, hejda përmban përbërës kimikë që ulin nivelin e sheqerit në gjak.
4. Qershitë. Qershitë përmbajnë kimikate të quajtura “antokinë” që rrisin prodhimin e insulinës.
5. Gujava. Ekstraktet e mollës së gujavës ulin nivelin e sheqerit në gjak.
6. Kakao. Ul rezistencën e insulinës.
Karbohidratet dhe diabeti
Karbohidratet janë një nga tri miko-ushqyeset e gjetura në ushqim, dy të tjerat janë yndyrnat dhe proteinat. Karbohidratet mund të jenë të thjeshta dhe të komplikuara. Karbohidratet e thjeshta, ose sheqernat, kanë emra të ndryshme si fruktoza, laktoza dhe surkoza. Karbohidratet e thjeshta gjendjen në qumësht, fruta dhe, sigurisht, në sheqer.
Karbohidratet e ndërlikuara janë niseshteja, të cilat janë të përbëra nga shumë përbërje glukozash të përziera, ku mund të përmenden buka, ëmbëlsirat, makaronat. Saktësisht rritja e sheqerit në gjak është në përpjesëtim të drejtë me konsumimin e karbohidrateve. Disa drithëra dhe fruta përmbajnë fibra, të cilat në këtë rast janë një element shumë i rëndësishëm, sepse sa më shumë prezent të jenë fibrat, aq më pak e mundur është që ushqimi të prekë nivelin e sheqerit në gjakun tuaj. Disa drithëra të tjera janë lehtësisht të shndërruara në trupin tuaj në sheqer. Mbi 90% e drithërave të thjeshta dhe disa niseshte janë pjesë e kësaj kategorie dhe luajnë një rol shumë shkatërrues në nivelin e sheqerit në gjak. Si përfundim për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është tepër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist, që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes se individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve (ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist.
Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet
Shenjat
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
Ilaçet
1-Tiazolidinedionet-veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
2-Glinidet-ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3-Akarboza- është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.
Ndërlikimet, 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes
Sipas specialistëve, mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor, nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurur. Trashëgohen gjenet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë. Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8%, që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 %.
Sulfoniluret luftojnë sëmundjen
Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mjekim nga goja. Ai bën të mundur stimulimin e pankreasit duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës. Ky ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetikë e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkoje deri në 5 herë më tepër se normalja. Procesi i rritjes së insulinës në gjak u shkakton shumë diabetikeve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri në gjak) për këtë arsye një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë. Disa diabetikë për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak kanë pasoja si marramendje, hutim deri në humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemisë është të ushqyerit e tepruar ose e thënë ndryshe mbi-ushqimin, që çon në rritje të peshës trupore.
INSULINA – E REJA DHE E VJETRA
Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin tipi1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Ndërsa në diabetin tipi2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në fakt rreth 29% e diabetikëve të tipit 2 mjekohen me injeksione insulinë. Dihet se praktikisht diabeti tipi2 me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër injeksion insulinë edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës dhe aktivitetit fizik tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ja lenë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt , brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën . Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës.
Diabeti, ndërlikon edhe organet e tjera
Përveç çrregullimit të sheqernave, në diabet çrregullohen yndyrnat, kripërat dhe çrregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë respektivisht të menjëhershme, të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë. Por sëmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek arteriet e zemrës, nga ku mund të shfaqen edhe infarkte, të cilat janë sëmundje tepër të rrezikshme ose kur dëmtohen arteriet e këmbës, shfaqet gangrena e këmbës, kur dëmtohen arteriet e syrit, shfaqet një ndërlikim nga i cili sëmuren të dy sytë edhe i sëmuri mund të humbasë edhe shikimin, kur dëmtohen arteriet e veshkës, shfaqet një dëmtim që në popull njihet me termin azotemia. Për këtë unë do të rekomandoja dietat diabetike si edhe disa ilaçe..


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (1 vota, mesatarja: 9.00 prej 10)
Loading ... Loading ...