Trilece

Trilece

Pëbërsit :
- 10 kokrra vezë
- 10 lugë sheqer
- 500 ml qumësht panna (psh. hopla)
-1 l qumësht kutie
-350 ml qumësht i kondensuar (psh. panda)
- 300 ml karamele të parapërgatitur
- pak vaj për tavën për pjekje

Përgatitja:
Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve në enë të veçanta. Shtojmë sheqerin në enën me të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa të bëhen marengë. Shtojmë të verdhat, të rrahura më parë në enën ku i kemi vendosur, duke i përzier ngadalë me të bardhat e vezëve me tel kuzhine. Pasi te lidhen, shtojmë miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e përzier me kujdes me qëllim që të mos e humbasim volumin.Tavën për pjekje e lyejmë me pak vaj dhe e shtrojmë me letër kuzhine për pjekje ne mënyrë të tillë që vaji të mos ketë kontakt me ëmbëlsirën.E hedhim në tavë masën e përgatitur dhe e pjekim për 5 min. në furrë të nxehur në 250 gradë dhe pasi të jetë pjekur sipër, e ulim gradën e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe për 10 min. të tjera.Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumështin panda në një enë për përzierje dhe shtojmë qumështin e kutisë. I përziejmë derisa të tretet qumështi panda. Më pas shtojmë qumështin panna dhe masa është gati.E heqim pandispanjen nga furra, e kthejmë në një tavë tjetër në mënyrë që t’i heqim letrën dhe e lëmë të ftohët.Pasi ftohet e presim në sa copë të dëshirojmë dhe i hedhim përzierjen e qumështit derisa ta absorbojë të gjithën. E lyejmë sipër me karamelen e parapërgatitur


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (13 vota, mesatarja: 9.00 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • albion krasniqi

    po kjo trileqe apo embelsir esht shum e shishme sepseun e kam provuar dhe asht shum e mir

  • lola

    caj me lule dielli eshte shurup per gjithcka ajo behet me uje te nxehte i vluar 120 grad celcius dhe pas 5 min i hedhim lulet e diellit 30g dhe i leme 10 minuta te tjera dhe caji eshte gati.ju befte mire

  • love

    shum e shishme

  • diellza krasniqi

    ju lutem a mund ta di se si behet karameli per trilece

  • fifi

    a bon me dit se cfar jon kta tre qumshtat
    qumshti hopla,qumshti kutie ,dhe qumshtipanda.
    ju faliminderit.per ndihmen

  • jehona

    a ka mundesi me tregu si behet karamela ne kushte te shtepis se kam provu po nuk pome behet mire
    faleminderitper mirkuptimin