Tortë me mollë

Tortë me mollë

Perberesit per brumin
-300gr miell 00
-150gr gjalp
-50ml uje shume te ftohte
-pak kripe

Perberesit per mbushjen
-1kg molle te verdha (Golden) ose jeshile (Smith)
-100gr sheqer
-1 luge miell
-1 luge te vogel kanelle
-pak arre moskat
-pak kripe
-lekuren dhe lengun e 1 limoni

Per lyerje: pak qumesht

Per zbukurim: e verdha e nje veze

Fillimisht pregatisim brumin e tortes me molle duke vendosur ne nje tas miellin me pak kripe, gjalpin dhe ujin e akullt, i bashkojme te gjitha se bashku derisa te formojme nje brum homogjen te cilin e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 30 minuta.
Nderkohe pregatisim mbushjen e tortes. Lajme, qerojme dhe presim ne kubik mesatar mollet, i vendosim ne nje tas duke i shtuar lekuren dhe disa pika limoni, kripen, nje luge te vogel kanelle, pak arre moskate, sheqerin dhe nje luge miell. I perziejme te gjithe perberesit duke patur kujdes te mos prishim mollet dhe pregatisim taven ku do te pjekim torten (mjafton nje tave e rrumbullaket).

Pas 30 minutash, nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe e ndajme ne dy pjese te barabarta. Ne tavolinen e punes hapim me ndihmen e nje okllaie nje pete rreth gjysme centimetri te trashe te cilen “e shtrojme” ne pjesen e poshtme te taves fillimisht te lyer me gjalp dhe te sperkatur me miell. Te njejten gje bejme edhe me pjesen tjeter te brumit; kjo pete do te na sherbeje per ta vendosur siper.

Me ndihmen e nje thike te vogel presim ate pjese te petes qe del nga tava dhe e ruajme per zbukurimet qe do te realizojme ne fund. Ne taven “e veshur” me nje nga petet e tortes hedhim te gjithe mbushjen e pregatitur paraprakisht me molle. Mbi te shtrojme peten tjeter te hapur dhe i mbyllim anet e te dyja peteve me ndihmen e nje piruni apo me gishta.

Me mbetjet e brumit mund te formojme lule te vogla apo gjethe te cilat i vendosim siper tortes duke e lyer siperfaqen e saj me pak qumesht. Gjithashtu ne siperfaqe e cpojme pak me dhembet e nje piruni ne menyre qe te dali i gjithe avulli qe formohet gjate gatimit.

E vendosim torten me molle ne furre te ngrohur paraprakisht ne 200 grade per 20 minuta, me pas ulim temperaturen ne 180 grade edhe per 20 minuta te tjera derisa te kete marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. Ne perfundim te pjekjes e lyejme siperfaqen e tortes me te verdhen e nje veze dhe e leme te ftohet ne furre.

*Keshille: Duke qene se mbushja e tortes me molle rezulton pak e lagesht, mund ti shtojme kesaj mbushje edhe disa biskota te grira (ne menyre qe te thithin lengun). Gjithashtu nqs keni veshtiresi ne hapjen e brumit, reduktoni sasine e gjalpit dhe shtoni sasine e ujit te ftohte. Nqs deshironi qe brumi te jete akoma me i bute, i shtojme ketij te fundit nje te verdhe veze.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (6 vota, mesatarja: 9.33 prej 10)
Loading...Loading...