Torte me dardha dhe me arra

Torte me dardha dhe me arra

Perberesit per 4 persona:

- 250 gram brume i sheqerosur,
- 1 luge gjelle recel dardhe,
- 1 luge gjelle mjalte,
- 200 gram arra te qeruara,
- 150 gram krem i fresket,
- 2 veze,
- 2 luge gjelle miell.

Pergatitja:

Ndizni furren ne temperaturen 180?C. Hapeni brumin mbi nje siperfaqe te sperkatur me miell dhe perzjejeni se bashku me te. Ndajeni brumin ne kater pjese te barabarta dhe hapeni ne forme te rrumbullaket (me diameter rreth 8-10cm). Çpojini anet e seciles pjese me ndihmen e nje piruni. Brimat e krijuara mbushini me disa kokrra fasule (per ti dhene forme). Futini ne furre dhe lereni per 10 minuta. Pasi t’i keni nxjerre, lerini te ftohen dhe hiqni kokrrat e fasules. Nderkohe pergatisni garnituren. Beni gati 80 gr arra te qeruara. Ne nje tas perzjeni masen e recelit te dardhave, mjaltin, kremin dhe vezet, derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojini dhe arrat e qeruara. Masen e pergatitur hidheni mbi format e brumit. Futini ne furre dhe lerini te piqen per rreth 20 minuta. Embelsiren e nxjerre nga furra mund ta zbukuroni me pjesen e mbetur te arrive te grira, me krem, me pak recel dardhe ose me vanilje. Kjo embelsire sherbehet e vaket ose e ftohte.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (Asnjë votë akoma)
Loading...Loading...