Torte me biskota dhe fruta

Torte me biskota dhe frutaPërbërësite:

-5 gjethe nga xhelatina e bardhë

-300g rrush pa fara

-500g djath i freskët

-125ml qumësht

-150g sheqer

-2 sheqer vanilje

-2cl rum (pije alkoolike)

-50g kornfllejks

-140g biskota

-boronicë dhe mjedër

Përgatitja:

E fusim xhelatinën në ujë të ftohtë. Frutat i lajmë, pastrojmë, i shtrydhim dhe i thajmë me letër kuzhine. Përziejmë djathin, qumështin, sheqerin, sheqerin e vaniljes dhe rumin.

Xhelatinën e zhysim në zjarr të ngadalshëm, i shtojmë dy gota nga djathi i freskët pastaj gjithçka përziejmë me pjesën tjetër të kremës. Ngadalë i përziejmë edhe kornfleksat dhe rrushin pa fara.

Në kallëpin e tortës i rendisim biskotat, derdhim kremën e djathit, e rrafshojmë sipërfaqen dhe e lëmë në frigorifer për gjysëm ore.

E zbukurojmë me boronicë dhe mjedër dhe e heqim nga kallëpi i tortës.

Kategoria:
Embëlsira

Mos i humb! Receta të ndryshime ..