Përbërësit:
Përgatitja
Shkrijmë gjalpin dhe çokollatën, të dyja bashkë në një enë, në banjomari. Pastrojmë arrat nga guaca dhe i copëtojmë në copa të mëdha, leme disa gjysma arrash thelpinj për të zbukuruar tortën përsipër.
Pastaj, përziejmë sheqerin më të verdhat e vezëve, shtojmë çokollatën dhe gjalpin e shkrirë tashmë të ftohur ( por jo të gjithë, lëmë pak edhe për t’ja hedhur tortës përsipër), miellin të përzier me majanë dhe arrat, i përziejmë.
Te bardhat e vezëve i rrahim fortë, dhe i shtojmë tek brumi që bëjmë. Një tavë me diametër rreth 25 cm e lyejmë me gjalpë dhe hedhim brumin. E vëmë të piqet në furrë në temp. 160 grade.
Pas pjekjes, i hedhim përsipër çokollatën e mbetur, e përhapim mirë dhe e zbukurojmë me disa gjysma arrash thelpinj.
e mir po doket mirpo nuk e kuptova se si pergatitet
Shume e mire, vetem se une gjithmon i grije arrat, nuk i le te coptuara, me lehte shkrihen gjate ngrenjes, dhe me lehte treten me masen gjate pregatitjes.