Torron me bajame

torronTorroni eshte nje embelsire e cila gatuhet sidomos ne Itali , origjinia e se ciles daton qe ne vitet 1440. Perbehet nga e bardha e vezes, mjalte, fruta te thata, por shpesh edhe cokollate dhe fruta te sheqerosura.

Realizimi i kesaj embelsire nuk eshte i veshtire; kerkon vetem pak kujdes dhe vemendje ne cdo hap. Gjithashtu, mjeti me i rendesishem qe duhet te keni patjeter ne kuzhine duhet te jete termometri i kuzhines!

Perberesit :

100gr sheqer
100gr mjalte
1 te bardhe veze mesatare (40gr)
30ml uje
350gr bajame pa lekure
100gr fistike te qeruar
lekuren e nje portokalli ose limoni
1/2 luge te vogel vanilje
2 flete vaferi (ose leter furre)

Si fillim, pjekim ne furre te parangrohur ne 120-130°C bajamet dhe fistiqet per rreth 15 minuta derisa te marrin ngjyre te arte dhe i leme brenda ne furre qe te qendrojne te ngrohta.

Ne nje tenxhere pregatisim shurupin duke hedhur fillimisht sheqerin, me pas ujin dhe duke e vendosur ne zjarr te ulet derisa te arrijne temperaturen 135°C pa i perziere asnjehere. (nese deshirojme qe torrona te jete pak me e forte, e leme te arrije ne temperaturen 145°C)

Nderkohe, rrahim ne banjomari me ndihmen e nje mikseri elektrik te bardhen e vezes me mjaltin derisa e gjithe perberja te shkeputet nga anet e enes.

Ne momentin qe shurupi ka arritur temperaturen 135°C, e hedhim ne perberjen me veze duke e perziere shpesh, shtojme frutat e thata te ngrohta dhe i perziejme shume mire derisa e gjithe masa te homogjenizohet. Shtojme se fundi edhe lekuren e grire te nje portokalli ose limoni dhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen derisa masa te lidhet.

E hedhim perberjen ne nje tave drejtkendore te shtruar me leter furre (ose flete vaferi nese arrini te gjeni), lagim duart me uje te akullt dhe e sheshojme siperfaqen me dore derisa ti japim nje forme pak a shume te rregullt. Vendosim siper leter tjeter furre, e mbulojme mire me nje pecete te paster dhe e leme ne nje ambjent te fresket, psh jashte ne ballkon, per minimumi 10 ore.

Ne momentin e servirjes, e presim ne copa te vogla me ndihmen e nje thike shume te mprehte. E ruajme ne nje vend te fresket dhe te thate per me shume se 2 jave.

Tags:
Kategoria:
Embëlsira

Mos i humb! Receta të ndryshime ..