Thëllëza ose pëllumba me domate

thellezaMishi i thëllëzave më të vjetra, duke qenë më i fortë,  është i vështirë të zbutet vetëm me skuqje; ndaj përgatitet me salcë. Thëllëzat ose pëllumbat pastrohen nga puplat, koka e të brendshmet dhe rregullohen në formë xhepi (duke i vënë këmbët në fund të barkut), ose lidhen me spango. U hidhet kripë, piper, lyhen me miell dhe skuqen në lyrë të nxehtë, sa të krijohet një shtresë e kuqe nga të gjitha anët. Pasi skuqen, shuhen me verë të bardhë në një tenxhere me kapak, që aroma e verës të hyjë në brendësi të mishit. Hidhen domate ose salcë, kripë, piper, dafinë, pak ujë, sa të mbulohet fundi i tenxheres dhe ziejnë (stufohen) në zjarr të ngadaltë, derisa të jenë gati. Gjatë zierjes, rnishi kthehet herë pas here, duke i hedhur nga pak ujë, që të mos digjet. Thëllëzat ose pëllumbat shoqërohen mc perime të ziera, me copa buke të skuqura me gjalpë dhe spërkaten me lëngun e tyre.

Tags:

Mos i humb! Receta të ndryshime ..