Tavë me peshk

Tavë me peshk

Merr dy file të peshkut të freskët, afërsisht 200-300 gramë. Marrim tri qepë të kuqe ose të bardha dhe i premë në feta të vogla. I skuqim në një zjarr të ngadaltë duke i përzier për çdo 15 minuta deri sa të piqen.

Marrim 5-6 thelpinj hudhre dhe 3-4 domate të prera në formë kubike dhe i hedhim në të njëjtin tigan ku e kemi gatuar qepën më parë bashkë me 3 ose 4 gjethe dafine.

I përziemë dhe i hedhim pak kripë dhe pipër për të provuar shijen. Ndezim furrën në një temperaturë prej 250 gradë Celsius dhe e lëmë deri sa të ndizet mirë.

Gjatë kësaj kohe i hedhim gjellën që e kemi krijuar bashkë me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat në një tave mesatarisht të madhe. Vendosim filet e peshkut sipër “gjellës” duke e spërkatur me pak vaj ulliri dhe kripe.

E vendos tavën te mbuluar me letër alumini në furrë dhe e pjekim për 20-30 minuta (varët nga trashësia e filetove të peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nëse është bere ose jo.

E heq letrën e aluminit nga tava dhe vendos tavën në furre përsëri për 5-10 minuta për t’i dhënë peshkut ngjyre. Pas kësaj e heq tavën nga furra dhe e lë të ftohet për ta ngrenë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (4 vota, mesatarja: 8.50 prej 10)
Loading ... Loading ...