Tavë më oriz dhe patlixhana

Përbërsit:

-700 g patlixhan,

-400 g oriz, 3 ve,

-50 g gjalpë,

-100 g bizele konservë,

-1 karrotë, 1 qepë, majdanoz,

-200 g salcë domatesh,

– 1 l supë vegjetale,

-30 g kaçkavall i grirë, kripë.

Përgatitja:Priten domatet e zeza në copa me trashësi rreth gjysmë cm me gjithë lëvoren. Zihen vezët, qërohen dhe priten në feta. Në një tenxhere hidhet gjysma e gjalpit, karrota, majdanozi, qepa e grirë dhe orizi. Lihet pak në zjarr, i shtohet salca e domateve dhe lihet të ziejë derisa orizi të jetë ‘al dente’ dhe kohë pas kohe i hidhet pak nga supa e nxehtë. Shtohet gjalpi i mbetur, djathi dhe kripa. Ndizet furra në 200*C. Mbulohet tava me një letër furre, shtrohen fetat e domateve të zeza, pastaj një shtresë oriz, më pas vezët e kështu mje radhë. Përfundohet me domatet e zeza dhe mbulohet me letër  furre dhe piqet për 30 min.

Kategoria:
Gjellëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..