Tave me kungull

Tave me kungull

Perbersit:
-1 kg kunguj të njomë,
-6-7 kokrra domate, ose salcë (lëng) domate 500 g,
-3 kokrra qepë,
-2 copë koncentrat lope,
-3 gota ujë,
-Piper, majdanoz, kopër, kripë dhe vaj.

Pergatitja:
Kungujt e qëruar e të prerë feta – feta i shtrojmë në një tavë të lyer me vaj e të spërkatur me galetë (bukë e thekur e bluar). I hedhim përsipër dy koncentrat lope, pak kripë, piper, majdanoz, kopër. Skuqim 2-3 kokrra qepë dhe pasi të jenë zbutur mirë i hedhim 1 filxhan kafe oriz. Këtë masë e hedhim në tavë, në të cilën kemi vënë feta domatesh sipër kungujve. I hedhim ujë sa të mbulohen kungujt dhe e fusim në furrë për ti pjekur.

Burimi: Wikipedia


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (6 vota, mesatarja: 8.00 prej 10)
Loading...Loading...