Tave Kosi

Tave Kosi

Tava e kosit eshte nje nga pjatat e mia me te preferuara. Ka perberes qe me pelqejne plus behet shpejt e lehte.

Sic e kam permendur dhe tek recetat e tjera ju mund te shtoni apo hiqni perberes te ndryshem sipas pelqimit personal (sidomos vezet apo sasine e kosit). Ne pergjithsi perberesit jane si me poshte

-1 kofshe qengji per njeri. Kjo tave behet e mire me mish qengji ose pule. Kam vene re qe lengu i leshuar nga keto lloj mishi i jep me shume shije taves.
- 1kg kos
- 2 – 3 veze
- 2 filxhan kafeje oriz
-1 luge gjelle gjalpe
- kripe dhe piper i zi

Mishit hiqjani lekuren dhe vendoseni te zieje me pak kripe e piper te zi. Zakonisht mishi i qengjit leshon shume yndyre dhe si rrjedhoje nuk ju duhet te perdorni fare gjalpe per receten. Madje mund t’ju duhet te hiqni ate shtresen e pare qe krijohet ne siperfaqe te tenxheres kur mishi sapo ka filluar te zieje.

Pasi mishi te kete ziere mire (sa me i bute aq me i shijshem) hiqini felat/kofshet nga zjarri vendosini mbi tepsi dhe hidhni ne tenxhere 2 filxhanet e kafese me oriz. Raporti i orizit me lengun duhet te jete te pakten 2 filxhane kafeje oriz, kater gota uji leng (qe mos beni pilaf). Lereni orizin te zieje 5 – 10 minuta.

Ne nje tas perzieni kosin me vezet si dhe orizin pa leng. Orizi duhet te jete ftohur pak qe te mos priten vezet.

Hidheni masen ne tepsi ku kini vendosur mishin dhe ne fund shtoni dhe leng mishi sipas deshires. Zakonisht ne kete pike vetem 2-3 gota uji leng duhet te kete mbetur, ndaj mund ta perdorni te teren.Piqeni ne 375F per 20 min.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (16 vota, mesatarja: 8.13 prej 10)
Loading...Loading...
  • omari

    shume e shijshme

  • valbona

    kjo recete perdoret dhe me miell ne vend te orizit.