Tavë Elbasani

Tavë Elbasani

receta gatimi per pergaditjen e taves elbasaniNevojiten:

  • 1 kg mish qengji,
  • 1 kg kos të trashë ose të përzier me ajkë,
  • 2 lugë gjalpë,
  • 2-3 thelpinj hudhër të shtypur,
  • 8-10 kokrra vezë,
  • 2 lugë miell,
  • kripë,
  • vegetë,
  • specall,
  • piper.

Përgatitja:

Nëse është mish qengji i ri, pritet në copa racioni, kriposet, vendoset në tavë me yndyrë të nxehtë dhe futet në furrë për t’u pjekur. Kohë pas kohe, nëse ka nevojë, i shtohet nga pak ujë i nxehtë. Në të kundërtën, hidhet në tenxhere për t’u zier, e gjysmë i zier, vendoset në tavë, ku i hidhet pak supë dhe dy lugë gjalpë. Futet në furrë të nxehtë me temp. 200ºC që të piqet. Ndërkohë tunden vezët me kos, shtohen hudhrat e shtypura, mielli i ulur në pak ujë dhe lëng mishi, kripa, vegeta, piperi. Tavës me mish i hidhet një lugë specall, pastaj mbi mish derdhet masa e përzier e vezëve dhe rrafshohet në tërë tavën. Futet në furrë edhe për disa çaste, sa të mpiksen vezët, por të mbesin të buta. Shërbehet e nxehtë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (8 vota, mesatarja: 8.63 prej 10)
Loading...Loading...
  • orkidea

    Është e mrekullueshme dhe sa herë kam mish të mirë qengji e gatuaj pikërisht sipas kësaj reçete të Cekës

  • agron

    me falni por do dhe pak oriz e cila eshte e rendesishme