Tarte me pule dhe krem dhalle

Perberesit per brumin:
-50 gr gjalp
-200 gr miell per cdo perdorim
-50 gr miell i ashper
-80 gr dhalle
-1 veze
-1/2 l. e vogel kripe

Per mbushen:
300 gr pule
300 gr kasher-djath per pica ose tost- i grire
200 gr kerpudha
1/4 l. e vogel kripe
2 speca te kuq
2 speca jeshil
1 qepe
1 l supe vaj ulliri
1/4 l. supe piper
1/2 l. supe rigon ose trumze

Per kremin:
250 ml dhalle
100 ml qumesht
2 l. Caji miell
1/4l. e vogel kripe

Ne nje tas perziejme te 2 miellrat,gjalpin e zeme brumin me duar. Brumi del nje mase me kokrriza. Shtojme dhallen e te gjithe perberesit e tjere dhe ngjeshim brumin gjersa te mos na ngjitet neper duar. E bejme top,e mbulojme me celofan dhe e leme ne frigorifer sa te pergatisim mbushjen.Presim holle perimet dhe pulen e i skuqim lehte me vaj. Shtojme piperin,rigonin,kripen e i leme ne zjarr sa te pine lengjet e tyre. Me vone e hedhim mbushjen ne nje tas, shtojme kasherin, perziejme dhe e leme te ftohet.
Pergatisim kremin: Ne nje tenxhere hedhim gjiithe perberesit per kremin dhe ne zjarr perziejme me tel
Pergatisim bazen e tartes: Hapim brumin e tartes me nje pec mbi nje leter pjekjeje. Hapim nje pete ,me te cilen mbulojme tartieren. Hedhim siper mbushjen e pastaj mbi te hedhim kremin. E pjekim tarten ne furre te parangrohur ne 180 gr, per 35 min. E leme te ftohet per 30 min te pakten, para se ta servirim. Hahet e ngrohte dhe e ftohte.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..