Suxhukë

suxhukePerberesit per purene:
Per 4-5 veta rreth 2 kg patate, 1 gote qumesht, 2 luge gjalpe, 1 filxhan djathe Parmesan (Parmigiano), 1 kupe djathe krem ( cream cheese)!

Perberesit per suzhuket:
Per 4 veta 1.5 kg mish i grire, 3-4 thelpinj hudhre te grire, buke e thate e thermuar 1 filxhan caji, 1 luge cumin ose ndryshe kimino.

Per salcen:
1 kuti pure domate, 1 luge pelte domate, 1 spec i prere ne rrathe, 1 gote vere e bardhe, 1 maje luge sheqer kripe sipas deshires, 1/2 luge cumin pak piprika te kuqe jo djegese.

Pergatitja purese :
Ziejme patatet ne uje te bollshem me kripe, pasi kane zier mire i qerojme dhe i kalojme ne makinen e purese 2 here.

Ne nje tenxhere hedhim qumeshtin dhe gjalpin dhe sa te marri vale shtojme patatet e thermuara.

Trazojme me luge druri te mos ngjitet dhe sapo te pikset pureja e mbyllim zjarrin dhe shtojme djathin kreme.

E shtrojme purene ne nje tepsi Pyrex dhe shtrojme siper djathin Parmesan .

E vendosim ne furre te parangrohur ne 170 grade per 10 minuta dhe eshte gati .

Pergatitja per suzhuket e Zmirnit:
Ne nje ene te thelle vendosim kimen (mish i grire) vezen lugen me cumin pak piprika te kuqe hudhren e grire holle dhe buken e thate te thermuar dhe i ngjeshim te lidhen e te krijohet nje mase homogjene.

Presim toptha nga masa e krijuar dhe me duar u japim forme te stergjatur .

Pasi te kemi mbaruar i skuqim ne vaj ulliri ne nje tigan te thelle me kapak . Pasi jane skuqur mire i heqim dhe derdhim gjysmen e vajit nga tigani .

Ne vajin e mbetur hedhim specin e prere hudhren e lugen e salces domate, shuajme me goten e veres dhe shtojme kutine e domates leng .

Shtojme cumin dhe e rregullojme sipas deshires me kripe.

Nuk duhet te harrojme asnjehere ne salcat e kuqe te hedhim nje maje luge sheqer per te hequr thartiren e domates .

Shtojme 1 gote uje dhe hedhim suzhuket ne salce dhe
i leme te ziejne ne zjarr te ngadalte derisa te mpikset salca. I servirim si ne foto . Ju befte mire.

Tags:

Mos i humb! Receta të ndryshime ..