Superkokteji i frutave që mbron zemrën dhe trurin

Shkencëtarët francezë kanë krijuar koktejin e frutave, i cili në mënyrë drastike mund të ulë rrezikun nga problemet e zemrës dhe sulmi në tru, dhe i cili është tepër i shijshëm.

Në koktej gjenden shtatë lloje të pemëve – rrushi, mollët, boronicat dhe dredhëzat.

Tri llojet tjera të cilat janë shtesë e veçantë ekzotike për këtë ‘super smoothie’ janë këto: thana evropiane (Vaccinium vitis-idaea), fryti specifiki kuq, i cili kultivohet rrallë, por mblidhet si i egër, pastaj acerola, pema e kuqe e ngjashme me qershinë, e cila përmban 30 për qind më shumë vitamina C se sa portokalli dhe në fund fryti i zi i aronias, i cili më së shpeshti konsiderohet fryti më i shëndetshëm malor në botë.

“Ky hulumtimi vetëm sa i jep peshë dhe rëndësi dëshmive që ekzistojnë tashmë që konsumimi i pemëve dhe perimeve është i mirë për ne në kuptimin e reduktimit të rrezikut nga sëmundjet e zemrës”, përcjell Daily Mail deklaratën e Tracy Parker nga Fondacioni britanik për zemër.

Kategoria:
Këshilla

Mos i humb! Receta të ndryshime ..