Supë me Thjerrëza

Përbërësit
1 filxhan çaji thjerrëza
2 qepë (mesatare)
2 thelpinj hudhër
4 deri në 5 lugë vaj ulliri
1 kokërr domate
rigon
kripë
pak uthull balsamike
Përgatitja
1
Pastrojmë mirë thjerrëzat dhe i vëmë të vlojnë në një tenxhere, të cilën e kemi vendosur paraprakisht në zjarr.
2
Së bashku me to shtojmë qepët, të cilat i kemi grirë imët.
3
Shtojmë vajin e ullirit dhe i lemë të ziejnë.
4
Ndërkohë që thjerrëzat kanë zier disi shtojmë pak rigon dhe hudhrat e prera imët.
5
Në këtë moment mund t’i shtojmë edhe një domate nëse kemi dëshirë.
6
Gjatë kohës që ato ziejnë i kontrollojmë nëse kanë mjaftueshëm ujë. I hedhim nga pak ujë nëse është e nevojshme, në mënyrë që supa të bëhet më e lidhur, por jo e trashë.
7
Ajo duhet të ketë formën e supës.
8
Në fund i shtojmë pak vaj ulliri, pak uthull balsamike dhe pak piper të zi të bluar në çast.

Kategoria:
Supa

Mos i humb! Receta të ndryshime ..