Supë me mish, vezë dhe limon

Supë me mish, vezë dhe limon

receta gatimi per pergaditjen e supes me mish, veze dhe limonNevojiten:

  • mish tul (sa të dëshironi),
  • 2 karota ,
  • majdanoz sipas dëshirës ,
  • një filxhan me oriz supe ,
  • kripë (sipas nevojës) ,
  • piper i zi ,
  • 1 kokërr vezë ,
  • 1 gjysmë limoni.

Udhëzime për përgatitje

E marrim mishin dhe e hedhim në tenxhere të ziej. Pasi të jetë zier mirë e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thërrmojmë në copa shumë të vogla. Më pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin.

Qërojmë karotën, e presim hollë, e vëmë të skuqet në tigan dhe bashkë me karotën e vëmë mishin të skuqet.

Pasi t’i kemi skuqur i hedhim në tenxheren që e ziejmë mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lëmë të ziejnë. Më pas marrim vezën, e hedhin në pjatë, shtrydhim gjysmën e limonit. Ndërkohë duhet të trazojmë supën deri sa të bëhet gati.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (16 vota, mesatarja: 9.56 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • intela

    eshte gjella me e shpejte dhe me e perdorur ne familjen time