Supe me makarona

Supe me makarona

Perbersit per 4-5 persona duhen :
-Lëng mishi 1,5 litra,
-makarona 1 gotë,
-gjalpë 50 g,
-vezë 1 kokërr,
-kripë, piper, majdanoz.

Pergatitja:
Në lëngun e mishit që vlon hidhet kripë dhe makarona të copëtuara ose makarona të vogla, ziejnë derisa të jenë gati, pastaj supa rregullohet me vezë e limon, i hidhet majdanoz i grirë imët, piper i zi i bluar dhe gjalpë i skuqur pak. Sipas dëshirës mund të hidhen dhe 2 lugë kaçkavall të grirë në rende.

 


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (4 vota, mesatarja: 8.75 prej 10)
Loading ... Loading ...