Supë me domate

Supë me domate

Përbërësit :

* 750 gr. domate të kuqe, të pastruara nga lëkurat dhe farat
* 150 gr. speca të kuqe, të cilave u janë hequr farat dhe erëzat
* 500 gr. kastravecë të qëruar dhe pa fara
* 100 gr. qepë të prerë në feta (që më parë janë vendosur në ujë të valuar)
* pak vaj ulliri
* 80 gr. pjepër i prerë në kubikë dhe disa ullinj të zinj

Përgatitja:

Në vajin e nxehur hedhim qepët dhe pastaj shtojmë specat, kastravecin dhe domatet. I lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta në zjarr të avashëm dhe në fund të gjithë përzierjen e kullojmë dhe e lëmë të ftohet.

Më pas i shtojmë ullinjtë, pak ujë, vaj, pak sheqer po aq edhe kripë (të cilët më parë i kemi përzier bashkë në një enë).

Në fund i hidhet pjepri.
Supa me domate serviret e ftohtë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (1 vota, mesatarja: 10.00 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • lonaa

    oriz me mish pule
    pergaditja
    e matm orizin sipas nevojes e lajm ja hedhim vigeten pak biber te zi dhe i kaverdismi pasi te kaerdisen ja qet ujin e mishit dhe e fusim ne fur dhe pasi ta pije ja qesim mishat dhe juv baft mir

  • lonaa

    shum recept i mir edhe e kam provu shum e shishme un kam deshir te ha ksi llooj supe per cdo dit