Supë krem me presh dhe patate

Supë krem me presh dhe patatePërbërësit:

600 g patate
2 pras
100 g gjalpë
1 l lëng perimesh
1 dl qumësht
1 dl pana e freskët
1 bukë bagetë
1 tufë majdanoz
Kripë, piper

Përgatitja:

Patroni preshtë, hiqini rrënjët, lëkurën e  sipërme dhe bishtat. Shpëlajini, pritini me feta të vogla e të holla, futini në një kullesë dhe shpëlajini sërish për të eliminuar të gjitha papastërtitë. Lani patatet, qërojini, prijini me kubikë.
Shkrini 30 gr gjalpë në një tenxhere, shtoji preshtë dhe patatet e përgatitura dhe skuqini me flakë të mesme për 2-3 min. Shtojini lëngun e perimeve dhe lërini të zihen; uleni pak flakën, mbulojeni tenxheren me kapak dhe vazhdoni zierjen për rreth 20 min.
Shtojini qumështin dhe panën dhe grijeni supën në një mikser. Marinoni me kripë dhe piper dhe vazhdoni zierjen akoma për rreth 10 min me flakë të mesme, derisa të bëhet krem i trashë.
Ndërkohë, priteni bagetën me feta dhe thekeni në skarë për 2-3 minuta nga të dyja anët. Shërbejeni supën me bukë dhe majdanoz të grirë sipër.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..