Spageti me vaj

Spageti me vajPër 4 persona nevojiten:
500 gr spageti
1 spec djegës i vogël
3 thelbinj hudhra
¼ filxhan çaji vaj ulliri
1 lugë gjelle paprika e ëmbël
½ tufë majdanoz i grirë hollë
1 filxhen çaji djathë kaçkavall i grirë
Kripë dhe piper i bluar në çast

Ziejme makaronat në ujë me kripë dhe i kullojmë. Nderkohë, presim hudhrën në feta të holla dhe e ngrohim në tigan së bashku me vajin. Presim hollë specin dhe i hedhim në hudhrën e kaurdisur. I përziejmë mirë dhe në vazhdim u shtojmë paprikën dhe majdanozin. Hedhim kripë dhe piper. Salcën e përgatitur e perziejmë me makaronat dhe hedhim në sipër djathë kaçkavall të grirë.

Kategoria:
Brumëra · Pasta

Mos i humb! Receta të ndryshime ..