Smoothie kundër plakjes

Kjo smoothie me bazë mangon dhe farat chia është cilësuar shumë e fuqishme kundër plakjes, për shkak të antioksidantëve që ka në përbërje secili ingredient.

Ju e dini që dieta është çelësi kyç për të mbajtur lëkurën të re dhe për të reduktuar shenjat e moshës.

Antioksidantët që perimet dhe frutat e kësaj smoothie përmbajnë ndikojnë për të reduktuar nivelin e stresit oksidativ, i cili ndikon edhe në shfaqjen e rrudhave, shkruan Shije.al.

Është gjithashtu shumë e rëndësishmë të jeni të hidratuar, duke konsumuar sa më shumë ujë, sepse kjo ndikon që lëkura juaj të duket më e bukur, e shëndetshme dhe e re.

Përbërësit për këtë smoothie:

1 filxhan qumësht bajameje
1 lugë gjelle fara chia
1/2 filxhanit me mango
1/4 filxhanit me ananas
1/4 filxhanit me papaja

Përgatitja:
Përzieni bashkë të gjithë përbërësit në blender. Fillimisht sigurohuni që ato të jenë organikë. Ju bëftë mirë!

Kategoria:
Pije

Mos i humb! Receta të ndryshime ..