Shnicel pule

Shnicel pule

Shnicel pulePërbërësit:

fileto pule
3 luge gjalpë
majdanoz
150 gr mushkëri pule
2 vezë
2 patate
200 gr bukë të grirë
miell , vaj
kripë dhe piper
hudhra

Përgatitja:
Presim hudhrat dhe majdanozin, në një tigan hedhim gjalpë për shkrirje dhe i skuqim hudhrat dhe majdanozin me kripë dhe piper, pasi i skuqim i vëmë në një pjatë. Marrim filetot e pulës i presim dhe i rrahim me çekiç kuzhinë, sipër i hedhim majdanozin e përgatitur dhe mushkëritë e pulës i mbështjellim dhe i rrahim sërish. Thyejmë vezët i rrahim dhe shnicelat e pulës i lyejmë në vezë, në miell dhe në bukë të grirë, pastaj vendosim tiganin në zjarr dhe i skuqim ngadalë. Që të formoni një pjatë të shijshme skuqini dhe patate.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (2 vota, mesatarja: 6.50 prej 10)
Loading...Loading...