Sarma

Sarma

Perbersit:

  • 1/2 kg mish të bluar viçi
  • 1 filxhan të vogël oriz
  • 1 qepë mesatare
  • 1/2kg fleta te lakrës
  • 1 lugë e vogël kryp
  • biber të kuq sipas shijes
  • veget?
  • 2-3 lugë të mëdhaja vaj
  • 1/2-1litër ujë

Përgaditja :
E merr mishin e bluar, ia grinë një qepë imët. Ia shton orizin e larë. I shton melmesat(krypë, biber, vegetë), i përzien mirë.Në anën tjetër i merr fletët e lakrave, i zgjedhë të mira–të holla pa shume karcej. Fletat i mbush me mish dhe i mbështjellë me kujdes duke i mbyllë skajet përbrenda.Në një tenxhere mesatare e qet pak vaj dhe i shtron dy-tri fleta të lakrës dhe përmbi i radhitë sarmat.
I qet me vlu në temperaturë të lartë, sipri i qet pak vaj dhe ujë deri ne gjysë të tenxherës. Kur të vlojnë, e zbret temperaturën në të ulët, ia vnon kapakun dhe i len të zihen ngadal? per 30-45min.Në? fund, simbas dëshirës, mundesh me e mbaru një sos me biber të kuq dhe me miell per me e qit sipri. Poashtu, pazi te zihen,sarmat mundesh me i qitë në tepsi me i fute në furrë me u rreshk.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (25 vota, mesatarja: 7.48 prej 10)
Loading ... Loading ...