Sarma me spinaq

receta gartimi per pergaditjen e sarmave me spinaq

receta gartimi per pergaditjen e sarmave me spinaqPër 4 persona nevojiten :

  • 250 g spinaq ,
  • 160 g djathë parmezan i kaluar në rende ,
  • 250 g djathë i njomë lope ,
  • 2 ve + 3 të kuq të veve ,
  • 80 g bajame të bluara ,
  • 120 g miell ,
  • 30 gr gjalpë + lyerie të tepsisë.

Për salcë:
Merret një spec i kuq, një i gjelbër dhe një i verdhë * 2 lugë pekmez domateje * 1 qepë * 1 thelb hudhër * 2 lugë vaj * 1/8 l supë * 1 dl verë * 1 arrë moskati * 1 spec i kuq i bluar * kripë, piper

Përgatitja:

Pastrohet spinaqi në vrushkuj uji. Qitet në tenxhere për t’u zbutur pak, përzihet vazhdimisht. Pasi të ftohet, pritet imët. Përzihet me 100 g parmezan, me djathë të njomë, me bajame, kripë e arrë moskati.

• Pastaj, përzihen vetë dhe të kuqtë e veve me 100 g miell dhe qiten në spinaqin e përgatitur. Kjo masë lihet për të ndenjur pak.

• Pastrohen specat dhe priten në katrorë. Qërohet qepa, imtësohet dhe fërgohet, derisa të marrë një ngjyrë të verdheme. Qepës i shtohen specat. Përderisa fërgohen, qërohet hudhra, imtësohet dhe qitet në specat e fërguar. Mbi të qitet edhe speci i bluar dhe pekmezi i domateve. Fërgohen pak në temperaturë mesatare.

• Në një enë qitet uji, kur të vlojë – merret spinaqi i përgatitur, me anë të dy lugëve formësohen “sarmatë” (si në foto) dhe qiten në ujë të valë, ziejnë për 3 minuta.

• Nxehet furra në 230 shkallë C. Lyhet tepsia me gjalpë dhe në të renditen “sarmatë”. Shkrihet gjalpi dhe me të stërpiken “sarmatë” sipër. Futet tepsia në furrë, piqen 5 minuta, sa të bëhet një cipë e hollë sipër. Shërbehen menjëherë me salcë të specave.

Këshillë: Kur t’i formësoni “sarmatë” nga spinaqi, secilën herë lugët i futni në ujë të ftohtë, në mënyrë që masa të mos ngjitet për to.

Tags:

Mos i humb! Receta të ndryshime ..