Salmon me salcë domatesh

Salmon me salcë domateshPËRBËRËSIT:
4 fileta salmoni nga 150 gr,
3 dcl vaj ulliri,
1 qepë,
4-5 domate të mëdha,
2-3 thelpinj hudhre, kripë,
50 gr gjalpë,
1/5 kg spinaq të freskët, disa kokrra ulliri, majdanoz,
3 dcl verë të bardhë,
2 lugë uthull,
1 lugë gjalpë,
1 lugë miell,
2 dcl qumësht.raporton Gazeta Kosova Sot

Çdo copë e salmonit pritet horizontalisht në tri fileta. Kriposen, u hidhet vaj ulliri dhe qëndrojnë në vend të ftohtë. Qepa e grirë në rende fërgohet 4 minuta në vajin në të cilin është marinuar salmoni. Shtohet hudhra, përzihet 2-3 herë dhe shtohen domatet e qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël. Në zjarr të ngadaltë zihen domatet 40 minuta. Spinaqi i përvëluar e i kulluar fërgohet në gjalpë 2 minuta.

Në një lugë gjalpë fërgohet mielli 1-2 minuta. Shtohet qumështi dhe, duke e përzier vazhdimisht, vlohet salca edhe 3-4 minuta gjersa të trashet. Në tepsi të lyer me yndyrë radhiten 4 fileta salmoni, mbi vihen fleta spinaqi, pastaj beshamelli e mbi të pureja e domateve. Prapë vihet nga një filetë salmoni, spinaq, beshamell dhe mbulohet me salmon. Hidhen verë e uthull dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për afro 15 minuta. Salmoni i pjekur vendoset në 4 pjata e përreth, derdhet lëngu në të cilin janë pjekur.Zbukurohet me ullinj dhe fleta majdanozi. Në vend të beshamellit, mund të shtrohen copa të holla kaçkavalli.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..