Sallate me rrepa te kuqe

Përbersit për 4 persona nevojiten:
-2 kg rrepa te kuqe
-1 puri
-1 kry hudhër
-vaj (ulliri preferohet)
-uthull molle

Pergatitja:
Në një enë zihen rrepat e kuqe, pastaj qërohen dhe priten në formë të pa rregullt (sipas dëshirës), kriposen (pak më shumë kripë), i hudhen hudhrat e copëtuara dhe puriu i prerë në formë rrethi, vaj dhe uthull. Përzihet mirë dhe mund të përdoret menjëherë posa të jetë ftohur rrepa e kuqe. Kjo sallatë nuk e humbë freskinë disa ditë.
/Wikipedia

Kategoria:
Sallatëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..