Sallate me prodhime deti

Përbersit për 4 persona :
-200 g mish karkalecash deti dhe gaforresh
-½ filxhan midhje të qëruara
-½ kastravec
-1 mollë majhoshe
-1 spec i kuq
-½ tufe majdanoz
-½ filxhani misër të zier
-1 degë selino
-2 qepë të njoma
-lëng dhe lëkurë të grirë të 1 limoni
-1/3 filxhan vaj ulliri
-1 lugë të vogël mustardë pikante
-1/3 lugë të vogël bahar të bluar (ose piper të zi)
-1 lugë të vogël estragon
-kripë

Pergatitja:
Ziejmë mishin e karkalecave të detit për 3-4 minuta në ujë me kripë dhe e kullojmë mirë. Përgatitim marinadën duke përzier së bashku vajin e ullirit, mustardën, estragonin, baharin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit dhe një majë gishti kripë e piper. E hedhim masën mbi mishin e zier të karkalecave të detit dhe midhjet. Ndërkohë grijmë mollën majhoshe me gjithë lëkurë, i heqim farëzat kastravecit dhe e ndajmë në copa të vogla kubike, dhe presim gjithashtu qepët, selinon, specin dhe majdanozin. Përziejmë perimet me misrin e zier dhe karkalecat në marinadë dhe servirim./Wikipedia/

Kategoria:
Sallatëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..