Sallata jeshile duhet konsumuar edhe ne dimer

Sallata jeshile duhet konsumuar edhe ne dimer

Gjate dimrit nuk te vjen shume dëshira për te konsumuar sallate jeshile, megjithatë ajo ka shume te mira për shëndetin.

Ushqim i mire për t’u dobësuar
Kjo është një nga cilësitë me te njohura. Sallata jeshile është një perim i pasur me antioksidues te cilat na ndihmojnë te ndalim grumbullimin e yndyrnave.

Edhe pse nuk mund te shkrije dhjamin qe tashme ndodhet ne organizëm, kjo sallate është mjaft e efektshme për te limituar sasinë e lipideve ne gjak. Kjo vjen si pasoje e sasisë se madhe te fibrave te cilat ndihmojnë transitin intestinal dhe ekuilibrojnë ushqimin.

Lufton stresin

Ne fakt kjo nuk është një cilësi shume e njohur e sallatës jeshile, por ne fakt eshtre e vërtetë. Ajo është mjaft qetësuese dhe mund te krahasohet edhe me opiumin, sigurisht pa efektet toksike. Një mjekim mjaft i mire kundër pagjumësisë e cila zakonisht lidhet me stresin.

Mjaft e mire për lëkurën

Sallata jeshile është e pasur me Omega 3 dhe ujë (90%) te cilat sjellin mineralet e nevojshme ne organizëm. Këto te fundit tonifikojnë qelizat e lëkurës sonë dhe i japin asaj shkëlqim. Omega 3-shi vepron edhe si hidratues natyral, çka lubrifikon ne brendësi qelizat.

Iu jep shkëlqim flokëve

Fale përmbajtjes se vitaminës B, konsumimi i shpeshte i sallatës jeshile iu jep shkëlqim flokëve tanë. Kjo vitamine gjithashtu ndihmon edhe kundër këputjes se flokëve.

Një aleat kundër rutinës

Ne fakt ka shume lloje sallatash qe mund te përgatiten dhe për këtë mund te varjojmë ne pafundësi. Sallata jeshile mund te shërbehet ne pjate te pare, ne pjatën kryesore, etj. Mund te shkoje mjaft mire me uthull apo edhe me salca te ndryshme.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (9 vota, mesatarja: 9.44 prej 10)
Loading...Loading...
  • ahae

    sallat shum e shijshme