Salcë ekzotike me spec të kuq djegës dhe arra kokosi

Salcë ekzotike me spec të kuq djegës dhe arra kokosi

Përbersit:

8 persona nevojiten:

– 10 gr.speca të vogla djegëse, të prera hollë e pa farëza
– 20 gr. speca jeshile djegëse, të prera hollë e pa farëza
– 100 gr. gjalpë
-250 gr. karkaleca deti të qëruar (sipas dëshirës)

Përbersit:

– 30 gr. gjalpë
– 400 ml. qumësht arrash kokosi
– 30 gr miell
-2 thelpinj hudhër të shtypura ose të grira hollë
– 1 lugë supe salcë soje
– kripë dhe piper
– arrë moskati e bluar

Pergaditja:

Kjo salcë pikante përdoret për të shoqëruar peshk të zier ose makarona llazanja.

Në fillim përgatitet beshameli me arra kokosi. Përgatiteni përzierjen duke tretur fillimisht 30 gramët e gjalpit në një tenxhere të vogël e duke shtuar më pas miellin.

Lëreni në zjarr të ngadaltë për dy minuta, duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni qumështin e arrave të kokosit dhe lëreni derisa të marrë valë. Hidhni kripën, piperin dhe arrën e moskatit dhe vazhdojeni zierjen për 20 minuta, duke e përzier vazhdimisht.

Pasi ta keni hequr tenxheren nga zjarri, hidhni salcën e sojës dhe hudhrat.

Për të gatuar specat përdorni një tenxhere tjetër, ku do të ngrohni në fillim 100 gr. gjalpë derisa të marrë ngjyrë. Shtoni specat dhe hidheni menjëherë masën e përgatitur në beshamelin me arra kokosi, duke e përzier vazhdimisht derisa specat të homogjenizohen në të plotësisht. Nëse dëshironi, në fund të gatimit mund të shtoni karkaleca deti.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (Asnjë votë akoma)
Loading...Loading...