Rosto viçi

Rosto viçi

Përbërësit për 6 persona:
-800 g rosto viçi
-120 g miell
-120 g shparguj
-100 g kunguj
-100 g bizele të ziera
-60 ml qumësht
-2 vezë
-një qepë e vogël e kuqe
-rozmarinë
-trumzë
-kanellë pluhur
-majdanoz
-gjalpë
-vaj ulliri
-kripë kokërrmadhe
-piper kokërr

Përgatitja:

1. Lyejeni rolenë me një tufë rozmarinë, majdanoz, trumzë, kripë, një lugë piper kokërr dhe pak kanellë. Vendoseni në një tas, mbyllen i me kapak dhe lëreni të marinohet për 3 orë në një vend të freskët.2. Pastrojeni mishin e marinuar dhe skuqeni në një tigan me shumë vaj nga të gjitha anët, për 3-4 minuta në secilën anë. Kalojeni në një tavë balte me 20 g vaj, 40 ml verë dhe rozmarinë. Piqeni në furrë për 25-30 minuta me 200°C. Më pas hiqeni nga furra, lëreni të ftohet dhe vendosini në një letër alumini për rreth 30 minuta. Në fund filtroni fundin e gatimit dhe lëreni mënjanë.3. Ziejini shpargujt për një minutë dhe kullojini. Pritini (mbani veç disa në formë bastuni), kaurdisini për 3-4 minuta në një tigan bashkë me kungujt e prerë në feta, bizelet, qepën dhe pak gjalpë.4. Mbrumni miellin me vezët, qumështin, një lugë vaj, pak kripë dhe më pas shtoni edhe zarzavatet e skuqura. Kalojeni brumin në 24 forma konike të lyera me vaj (me diametër 8 cm dhe lartësi4 cm). Format e krijuara piqini në furrë me 200 gradë për 15 minuta (si minipuding).5. Servireni rolenë të prerë në feta, spërkateni me lëngun e filtruar të pjekjes, shoqërojeni me minipudingët e sapopjekur dhe asparagët e lënë mënjanë.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (1 vota, mesatarja: 10.00 prej 10)
Loading...Loading...