Rizoto me midhje dhe verë të bardhë

Rizoto me midhje dhe verë të bardhëPërbërësit:

– 500 gr midhje,
– 250 gr oriz,
– 1 qepë
– gjalpë,
– 0.5 dl verë e bardhë,
– 1 limon,
– 1 L lëng vegjetal,
– 1 tufë majdanoz,
– 1 thelbi hurdhe,
– vaj ulliri,
– kripë, piper.

Përgatitja:

Pastroni midhjet, edhe guaskat, më pas shtoni verën e bardhë, 3-4 gjethe majdanoz dhe thelbin e hurdhës. Mbuloni enën dhe ziejini midhjet me zjarr të lartë për rreth 5 minuta, deri sa midhjet të hapen, kulloni lëngun dhe mbajeni në një anë.

Prisni në shirita të hollë lëkurën e limonit pasi ta keni larë dhe shtrydhni lëngun. Vini në një enë qepën dhe skuqeni me flakë të ulët me 4 lugë vaj. Shtoni orizin dhe përzieni për 2-3 minuta. Shtoni lëngun e gjysmës së limonit dhe vazhdoni gatimin duke i shtuar herë pas here lëngun vegjetal dhe duke e përzier. Grini hollë pjesën tjetër të majdanozit.

Rreth dy minuta para se të fikni furrën bashkoni midhjet, lëkurën e limonit dhe pak gjalpë. Përziejini, fikni zjarrin dhe mbulojeni me kapak enën, lëreni në qetësi për 2-3 minuta, aromatizojeni me piper dhe majdanoz.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..