Revani

Revani

receta gatimi per pergaditjen e revanitPërbërësit:

  • 10 vezë të freskëta fshati ,
  • 10 lugë sheqer ,
  • 10 lugë miell.

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.

  • 1 kg sheqer ,
  • 5 gota ujë,
  • 1 qeskë sheqer vanilje ,
  • 4 rrathë të hollë limoni.

Përgatitja:

Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (19 vota, mesatarja: 8.42 prej 10)
Loading ... Loading ...

7 komente për “Revani”

  1. merjem says:

    sa mire qe e gjeta receten me duhej patjeter per iftar.flm

  2. Zika says:

    uuuufff uuufffff sa mir qe e gjeta receten nuk kam hanger Revani qe 30 vjet

  3. pesa says:

    valla bash mir qe e keni qit receptin e ksaj rovanie,, se zika ke tum nshu mos tja qitsha ket rovanii me kish myt krejt,, flmm shumm

  4. ferdanja nga .it says:

    JENI TE MREKULLUSHUM.FLM

  5. Ferka _gr says:

    Ka vite qe jetoj ne gjermani dhe mejuthan te drejten ikam harrua recetat tona kam koh qe me hahet nje revani, po ik ta gatuaj sa mashpejt flm nga ju qe keni afrua ket mundesi ju pershendes juve ndersa neve na baft mire

  6. JESMINA says:

    ESHTE SHUME E MIRE UNE E BEJ SHPESH PER FEMIJET E MI

  7. vanesa says:

    shum emir ravania po anuk duhet mi qit naj peciv a ju pershendes

Komentoni këtë recetë gatimi